Ishin në dasmë, hajnat vjedhin në tre shtëpi në Rahovec

22:15 | 11 Gusht 2022

Vjedhjet nëpër shtëpi po vazhdojnë ende në Kosovë.

Në Krushë të vogël të Rahovecit mbrëmë ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Hajnat hynë në shtëpitë e tre vëllezërve Hajdari, të cilët bashkë më familjen ishin në aheng familjar.

Këtyre iu shkaktuan dëme te mëdha materiale, pasi hajnat vodhën para të gatshme e stoli ari.
Kryefamiljari dyshon se hajnat ishin në grup e të organizuat mirë.

“Kanë marrë ari, stoli ari, kanë marrë mjete financiare e gjëra të tjera të vajzave që kanë ardhë këtu për dasmë. Janë nda 3 me një shtëpi, 3 në tjetrën shtëpi. Shihet një makinë, në formë busi, por ne nuk e dimë nëse është ajo apo jo.”

Ngjarja, që sipas Hajdarit i shkaktoi traumë të madhe familjes, po trajtohet nga policia si vjedhje e rëndë. Këta nuk kanë ende dikë të arrestuar apo të dyshuar për këtë vepër.

Komento: