Ishin përplasur në kuvendin e karrigeve, pajtohen Agim Veliu e Gani Geci

14:15 | 03 August 2019

LDK ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor, ku ka zgjedhur Isa Musfafën për kryetar të LDK-së.

Në vitin 2006 Agim Veliu e Gani Geci ishin buzë konfliktit në Kuvendin e VI’të në të cilin partia ishte ndarë pas fitores së Fatmir Sejdiut ndaj Nexhat Dacit.

Por kjo ngjarje është tejkaluar sot.

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka marrë pjesë në Kuvendin e nëntë Zgjedhor të LDK’së në të cilin Isa Mustafa, mori sërish timonin e LDK’së.

Madje Geci, pas mbledhjes së Këshillit u pa duke pirë kafe me Velin. Madje gjatë shkrepjes së fotos, Geci e Veliu edhe u përqafuan.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun.

Komento: