Ishin të infektuara me koronavirus, gruaja vdes nga mushkëritë që iu dhuruan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ishin të infektuara me koronavirus, gruaja vdes nga mushkëritë që iu dhuruan

14:34 | 21 Shkurt 2021

Gruaja vdes nga mushkëritë që iu dhuruan, ishin të infektuara me Covid-19.

Mjekët nga Michigani i SHBA-së konfirmuan se një pacient i cili kishte transplantuar mushkëritë në fund të vitit të kaluar vdiq dy muaj më vonë sepse u përcaktua se dhuruesi ishte infektuar me koronavirus, megjithëse testet e para treguan se ishte negativ, raportoi NBC.

Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Michiganit tha se mund të ishte rasti i parë i provuar në Amerikë i një infeksioni virusi përmes një transplantimi organi.

Kirurgu që trajtoi mushkëritë e dhuruesit gjithashtu u infektua dhe u sëmur, por ishte në gjendje të shërohej. Duket se është një rast i izoluar, i vetmi i konfirmuar në gati 40,000 transplantime të kryera në SHBA vitin e kaluar.

Mushkëritë iu morën një gruaje që vdiq në një aksident automobilistik dhe u transplantua tek një grua që vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike.

Operacioni u krye në Spitalin Universitar Ann Arbor.

Tri ditë pas operacionit, gruaja që i ‘pranoi’ mushkëritë pati ethe, presioni i saj i gjakut ra dhe ajo po merrte frymë gjithnjë e më shumë. Pamjet treguan një infeksion të mushkërive.

Komento: