
Ish’ministri Matoshi në kafiteri me Halil Kastratin, kur shteti ka urdhëruar mbylljen e tyre.
Ka javë që shteti ka mbyllur të gjitha lokalet, duke mos lejuar shërbimet brenda kafiterive dhe restoranteve, por kjo duket se nuk vlenë për disa, sidomos për politikanët.
Ish’ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, sekretar i AKR’së, ka postuar një foto me humanistin Halil Kastrati, duke pirë kafe në një lokal hotelier.
Ky skandal i ish’ministrit Matoshi, dhe humanistit Kastrati, përbën lajm të dyfishtë. E para se janë pikërisht politikanët të parët që shkelin vendimet shtetërore, madje edhe duke shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve, dhe e dyta, se ku është ky lokal që vazhdon të shërbejë kafe, kur i gjithë ky sektor i bizneseve është mbyllur.
Për më tepër, ai është mburrur me këtë veprim, duke e postuar në profilin e tij në Facebook.
“Respekt e mirënjohje për mbështetjen e shumë familjeve me kushte të rënda sociale në këtë kohë krize. Faleminderit Halil Kastrati”, ka shkruar Matoshi.
