Ishte afër detit, moderatorja shqiptare rrëfen tmerrin që e përjetoi nga tërmeti

14:52 | 26 Nëntor 2019

Sot ishte një ditë zie për Shqipërinë.

Shqipëria u prek nga një tërmet i rëndë ku mbete shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale.

Të gjithë përjetuan një natë tragjike dhe këtë përjetim përmes një statusi në Instagram e ka përshkruar edhe moderatorja e njohur, Roza Lati.

Ajo tregon se si e përjetoj mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit së bashku me nënën e saj, Rita Lati.

“tërmeti binte dhe unë shtrëngoja dorën e mamit. Sytë i kisha nga deti (10 metra larg nga dhoma) se mos na gllabëronte, dhe rrahjet e zemrës time i dëgjoja dhe më kumbonin në kokë”.

Kujtojmë që shtet fqinjë dhe Europa kanë nisur ndihmat emergjente për t’i dalur në ndihmë Shqipërisë.

Komento: