Ishte afër kalimit në Milan, po transferohet te rivalët e rossonerëve

22:02 | 23 December 2018

Pas bisedimeve të dështuara me Milanin, mediat italiane tani deklarojnë se Chelsea ia ofroi Gary Cahill, Interit dhe Romës përcjell ORAinfo.

33-vjeçari do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri.

Ai kishte qenë në negociata për një lëvizje në Milano, por kjo mundësi duket se është anuluar, pasi Rossonerët janë më të fokusuar në Cesc Fabregas.

/ORAinfo/

Komento: