Milani nuk ofron shumë para për Angel Correan.
Milani ka vendosur të bëjë lëvizjen e fundit për sulmuesin Angel Correa. Kuqezinjtë e shohin lojtarin e Atletiko Madrid si të duhurin për të krijuar partneritetin me Piotek.
Kjo pasi argjentinasi është më i lëvizshme dhe në këtë formë mund të efektivitetin e polakun në zonën kundërshtare.
Sakaq, edhe pse spanjollët nuk i ulin pretendimet e tyre prej 55 milionë euro, Djalli nuk ka ndërmend të kalojë 40 milionë euro. Kjo është oferta e fundit e Milanit, e cila mund të konsiderohet edhe si një ultimatum, duke kaluar topin në gjysmëfushën e Atletikos.
Ndërkaq, Maldini dhe Boban kanë përgatitur edhe kontratën për argjentinasin e cila parashikon pesë vite në Milano dhe një pagë prej tre milionë euro në sezon. Tashmë, mbetet të shpresohet në një përgjigje pozitive nga Madridi, teksa në rast të kundërt atëherë kuqezinjtë do të ndjekin alternativa të reja.