Ishte afër të largoje nga Juve, Dybala zbulon gjithë të vërtetën

17:45 | 08 Tetor 2019

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka qenë në lajme gjatë gjithë verës, ku u lidh me një largim nga klubi me qendër në Torino.

Më e forta nga këto thashetheme erdhi nga Anglia ku skuadra e Premier League Tottenham Hotspur raportohej se po mbyllej nënshkrimin e ish sulmuesit të Palermos, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ylli argjentinas, ka zbuluar se qëllimi i tij ishte gjithmonë të qëndronte në Torino.

“Kam menduar për tu larguar , po, por gjithmonë e dija që në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt,” tha Dybala. “Asnjëherë nuk e dini se si shkon tregu deri ditën e fundit, por kam dashur të qëndroj këtu, kam dashur të vazhdoj karriera ime në Juventus.
Unë mendoj se mund të jap akoma kaq shumë për këtë fanellë dhe jam shumë i lumtur me atë që kam treguar kundër Interit ”.

25-vjeçari shënoi golin e parë të skuadrës në fitoren e tyre të fundit 2-1./ORAinfo/

Komento: