“Ishte ati ynë themeltar dhe presidenti historik”, Osmani pranon skulpturën e Rugovës në 80-vjetorin e lindjes

12:08 | 02 December 2024
“ishte-ati-yne-themeltar-dhe-presidenti-historik”,-osmani-pranon-skulpturen-e-rugoves-ne-80-vjetorin-e-lindjes

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar dhuratë skulpturën me figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në përvjetorin e 80-të të lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Rugovës për shtetin e Kosovës duke thënë se ai ishte “ati ynë themeltar dhe presidenti historik”.

“Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshnërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësinë, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!”, shkroi Osmani.

Ajo po ashtu falënderoi skulptorin Gëzim Muriqi për skulpturën të cilën ia dhuroi.

Komento: