Diego Armando Maradona “ ka rënë në dashuri” me Cristiano Ronaldon.
Ish ylli i Napolit, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë në historinë e futbollist, ishte plot falënderim për yllin portugez që e dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve përcjell ORAinfo.
Duke folur për Marcën, Maradona tha: “Ne argjentinasit jemi krenar për Messin, por Ronaldo është një kafshë. Ai tha se do të duhet të shënojë tre gola dhe kjo është ajo që bëri”, ka thënë legjenda argjentinase./ORAinfo/