Skema mashtruese
Mediat amerikane raportojnë se ka ndërruar jetë në burg, në moshën 82 vjeçare, Bernie Madoff, i konsideruar arkitekti i një prej mashtrimeve më të mëdha në histori.
Madoff u arrestua në dhjetor 2008 pasi dikush e raportoi tek autoritetet për krimin që ishte duke kryer, që më vonë u zbulua se denoncimi ishte bërë nga një prej djemve të tij. Ai u dënua me 150 vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash.
Skema mashtruese që Madoff kishte krijuar arrinte në shifra 50 miliardë dollarë dhe konsiderohet si një nga më të mëdhatë në botë. Ajo funksiononte prej disa vitesh radhazi dhe askush, as autoritetet dhe as investitorët, nuk e kishin vënë re.
Lindur më 29 prill 1938, Madoff themeloi kompaninë e tij të parë në 1960 duke investuar 5,000 dollarë të fituara si roje plazhi.
Më pas ai u zgjodh president i Nasdaq, në të cilën kishte arritur të tërhiqte kompani të njohura si Apple, Sun Microsystems, Google dhe Cisco System. Pozicioni që ai mbajti i kishte dhënë një reputacion të shkëlqyeshëm dhe për këtë arsye gëzonte një besim të pakushtëzuar, mbi të cilin ai bazoi mashtrimin e tij.
Megjithatë, kriza e Wall Street-it e vitit 2008 prishi skemën gati perfekte të Madoff, i detyruar t’iu rrëfejë fëmijëve të tij se pasuria e kompanisë ishte e rremë.