Ishte dështak, ja kush nuk dëshiron të largohet nga Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ishte dështak, ja kush nuk dëshiron të largohet nga Milan

21:40 | 15 Shkurt 2019

Bakayoko nuk dëshiron të largohet nga Milani.

Mesfushori francez ka ‘ringjallur’ karrierën e tij me paraqitjet e mira tek Milan, pas një periudhe të tmerrshme që kaloi në ‘Stamford Bridge’.

Kalimi i tij nga Monaco tek Chelsea për 45 milionë euro bëri bujë në gjithë mediet. Ai pritej të ishte transferimi më i qëlluar, por në fund doli e kundërta.

Pas dështimit në Premierligë, Bakayoko kaloi tek Milan , ku tani luan në formë huazimi.

“U largova nga Chelsea sepse ndjeva se skuadra nuk më dëshironte më” ka thënë Bakayoko, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, më vinte keq. Isha atje për një vit dhe nuk shkoi siç prisja. Ishte vendim i thjeshtë dhe i vështirë njëkohësisht, sepse Chelsea janë Chelsea dhe nuk mendoj se kisha treguar aftësitë e mia, kështu që nuk ishte qejf” ka shtuar ndër të tjerash mesfushori.

Tifozët dhe trajneri i Milan po e pëlqejnë shumë Bakayokon dhe po mendohet shkëmbimi i mundshëm Franck Kessie – Tiemoue Bakayoko.

Komento: