Aksidente te shumta janë duke ndodhur në vendin tonë.
13 vjeçari Erhat Bajrami doli të shëtiste motrën e tij 3 vjeçare Erisën, por teksa po ktheheshin në shtëpi ata të dy i goditi një veturë.
Djali i vetëm i kësaj familje vdiq ndërkaq vajza shpëtoi me lëndime.
Në këtë aksident shpëtoi edhe një grua e cila tregoi se si rrodhi e gjithë ngjarja.
Erhat Bajrami u godit për vdekje nga një makinë në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt.
Erhati 13 vjeçar, së bashku me motrën Erisën e cila është e moshës tre vjeçare, kanë qenë duke ecur në trotuar në momentin kritik.
Familjarët të cilët kanë hapur të pame, thonë se djali tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Sipas babait të fëmijëve kjo tragjedi i ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të makinës.
Policia ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin.