Ishte duke punuar, plagoset aksidentalisht një femër në Prishtinë

13:08 | 07 December 2019

Plagoset aksidentalisht me pistoletë një femër në Prishtinë.

Një femër në Prishtinë ka plagosur vetën aksidentalisht.

Rastin që e ka konfirmuar policia e Kosovës, ka ndodhur në rrugën” Sylejman Jashari” në Prishtinë.

“ Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Komento: