Prizren, ngacmohet seksualisht një grua derisa ishte duke shkuar në shtëpi.
Një grua ka raportuar në polici se të shtunën në Prizren u ngacmua seksualisht nga një person i panjohur, derisa ishte duke shkuar në shtëpi.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është ende i panjohur, dhe në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar.
Viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar.