Ishte gati të lë futbollin për nënën, Higuaini vjen me rrëfim të rrallë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ishte gati të lë futbollin për nënën, Higuaini vjen me rrëfim të rrallë

10:27 | 27 Janar 2019

Gonzalo Higuain ka bërë një rrëfim mjaftë interesant.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se ishte shumë afër që ta lë futbollin, pasi nëna e tij po përballej me një sëmundje.

“Vendosa që të mos luaja futboll, kështu që do të mund të kujdesësha për nënën time” ka thënë Higuain për “Mirror”.

“E dija se diçka nuk shkonte në shtëpi gjatë Kupës së Amerikës, por përsëri u shokova kur kuptova të vërtetën” ka thënë tutje ai.

“Ndihesha në faj, sepse luajta finalen pa ditur të vërtetën. E gjithë bota u rrënua në atë moment. Nuk isha i interesuar për asgjë tjetër përveç nënës sime” ka thënë ndër të tjerash argjentinasi.

Higuain kaloi tek Chelsea këtë afat kalimtar për të zëvendësuar Alvaro Moratan. Ai shkoi në Londër në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni.

Komento: