Është rikthyer faqja në Facebook e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e cila ishte hakuar rreth dy javë më parë.
Faqes i ishte ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në vetëm ‘Hashim’ e po ashtu ishte ndryshuar edhe fotografia e profilit.
Tani kjo faqe është aktivizuar sërish me emrin Hashim Thaçi.
Faqja nuk ka qenë aktive që kur ish-presidenti dha dorëheqjen për t’u dorëzuar në Hagë.
Rasti ishte raportuar edhe në polici.
Hakimi i faqes në Facebook të ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhi pikërisht në ditën kur po marshohej për drejtësi në Prishtinë ndaj Thaçit dhe të tjerëve që ndodhen në Hagë.