Aro Muriq, që prej ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve mbron ngjyrat e Kosovës, është heroi i sotëm i Manchester City
Portierit të Kosovës sot i është brohoritur emri në tribunat e tifozëve mysafirë në King Poëer Stadium dhe portieri kosovar e ka shijuar këtë pasi që edhe bashkëlojtarët e tij e kanë ngritur atë mbi duart e tij.
Muric në këtë ndeshje priti dy penallti, penalltinë e Maddison dhe atë të mbrojtësit turk Soyuncu, duke dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale.
“Sezonin e kaluar Claudio (Bravo, v.j) ishte i jashtëzakonshëm, por këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”, ka thënë strategu spanjoll Pep Guardiola pas ndeshjes dhe pritjes së Muriqit të dy penalltive.
Kujtojmë se sivjet, Aro Muriqi ka luajtur të gjitha ndeshjet e Carabao Cup të Manchester City derisa është në rolin e portierit të dytë.
Aro Muriq pritet që të paraqitet edhe në ndeshjet e FA Cup që City pritet ti zhvillojë gjatë muajit janar, por edhe në Carabao Cup ku City do të luaj në dy gjysmëfinale po ashtu gjatë muajin janar të vitit 2019