Ishte heroi i Juventusit kundër Torinos, ja çka thotë për golin Ronaldo

08:49 | 16 Dhjetor 2018

Kampioni i Italisë, Juventus ka arritur ta mposht me rezultat minimal 1:0 Torninon në kuadër të Serie A.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Ai, pas ndeshjes është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës si dhe me paraqitjen personale, dhe ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe fusha nuk ishte në kushtet më të mira” ka thënë Ronaldo për “DAZN”.
“Patëm paraqitje të mirë dhe krijuam më shumë shanse, e merituam fitoren” ishin fjalët e portugezit në vazhdim.

“Jam i lumtur për golin, por sidomos për fitoren e skuadrës” ka përfunduar CR7. Kujtojmë se goli i portugezit ishte numër 5000 për skuadrën e Juventus në Serie A.

Komento: