“Ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz”, Sami Lushtaku me shokë vizitojnë Hashim Thaçin

17:26 | 04 Shkurt 2023

Sami Lushtaku i shoqëruar nga Rrahman Rama dhe Hisni Thaçi sot kanë qëndruar për vizitë në Hagë ku edhe janë takuar me Hashim Thaçin

.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lushtaku, i cili ka thënë se Thaçi ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz.

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!” ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Komento: