Ishte i prangosur në Serbi, kosovari bën ikje spektakolare nga atje

18:49 | 08 April 2019

Kosovari ka bërë një ikje spektakolare nga gardianët e Prokupljes.

Ai është M.P 29 vjeçar dhe vjen nga komuna e Podujevës.

Ai ishte dërguar në spitalin e Nishit për të kryer një kontrollë dhe pas intervenimit ka arritur tu ikë dy komandantëve të cilët ishin në përcjellje të tij.

”Pas operacionit, ai ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”.

I riu nga Podujeva është prangosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

Komento: