“Ishte jetim, e goditën me stupca bejsbolli”, flet familjari i 18 vjeçarit nga Podujeva që u rrah për vdekje

21:52 | 20 Janar 2024

18 vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu ka vdekur sot pasi mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe rrahjes brutale me shufra metalike.

Axha i 18-vjeçarit ka rrëfyer ngjarjen për Raport24.com. Ai ka thënë se Lulzimin e kanë shkelur me verturë dhe më pas e kanë rrahur brutalisht.

“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha ai.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.

Lulzimi ishte trajtuar në QKUK, aty ku edhe ndërroi jetë.

Bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.

Komento: