
Dikur ishte pjesë e Milanit.
Keisuke Honda bëhet me skuadër të re. Sulmuesi japonez pas aventurës në Australi te Melbourne ishte pa skuadër dhe u vetëofrua Milanit në rrjetet sociale. Honda ishte pjesë e kuqezinjëve për dy sezone për t’u larguar më pas drejt Meksikës te Pachuca.

Ish-sulmuesi I Milanit ishte pa skuadër që nga mbarimi I sezonit të kaluar dhe pas disa ditë prove te Vitese ka arritur të bind drejtuesit hollandez që të firmosin me të. Zyrtarizimi është bërë nga klubi në faqen zyrtare dhe tashmë Keisuke Honda është lojtari më I ri Viteses.