Manuel Locatelli thotë se Milan, ishte zhgënjimi më i madh i jetës së tij.
Ish-mesfushori i Milanit, i cili tani është huazuar në Sassuolo ku do të shpengohet këtë verë, foli për këtë gjatë një interviste me La Gazzetta dello Sport përcjell ORAinfo.
21-vjeçari nga Lecco, nuk e fsheh hidhërimin e madh për shitjen e tij papritur nga klubi rossonerë.
“Nuk e di nëse është e drejtë të thuhet se më kanë braktisur, por nuk ndjeva më besim. Dhe e prandaj dhe qava, jam i sinqertë: ka qenë jeta ime për 10 vjet.
“Por e dija se zgjedhja e duhur ishte Sassuolo, që unë kam ndjerë përzemërsinë e duhur këtu”, ka thënë Locatelli./ORAinfo/