Duket se është shtyrë takimi mes Shpend Ahmetit e Isa Mustafës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti kishin planifikuar të takoheshin nesër.
Por, ky takim është shtyrë dhe do të mbahet javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine anëtari i Kryesisë së PSD-së, Belgzim Kamberi.
“Mustafa dhe Ahmeti kanë pasur të takohen nesër. Mustafa e ka shtyrë takimin për arsye private familjare”.
“Ka një reflektim për ta bashkuar opozitën. Mustafa ka reflektuar dhe ka ftuar edhe PSD-në. Ka një vjet që ne themi se opozita duhet të bashkërendohet. Takimi ka pasë të ndodhë vetëm në mes të Mustafës dhe Ahmetit. Ky takim do të mbahet javën tjetër”.