Ishte punëtor i devotshëm/ Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” reagon për vrasjen e Isufajt

12:05 | 22 Mars 2026

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka reaguar pas vrasjes së Faruk Isufajt nga Klina.

Në reagim thuhet se Isufaj ishte punëtor i devotëshëm si shofer i Njësisë Operative në Klinë.

“Puna, përkushtimi dhe kontributi i tij në detyrë do të mbeten gjithmonë të vlerësuara dhe të paharruara.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe”, thuhet në reagim.

Komento: