Ishte shumë afër transferimit të Rashicës, skuadra e njohur merr vendimin e papritur

14:30 | 27 August 2020

Skuadra e njohur ka marrë një vendim të papritur në lidhje me Milot Rashicën.

Leipzig ka hequr dorë nga transferimi i Milot Rashicës.

Ylli i Kombëtares së Kosovës vazhdon të jetë pjesë e Werder Bremenit, ani pse pritshmëritë ishin që ai deri tani ta bënte hapin e radhës në karrierë.

Shumë klube u interesuan për Rashicën, por Werderi si duket po kërkon një shumë të madhe parash për ta lënë të lirë vushtrriasin.

Leipzig ishte njëri nga opsionet e mundshme të Rashicës për vazhdimin e karrierës, por gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve kanë hequr dorë tani.

Leipzigu nuk po mund të arrijë marrëveshje me Ëerderin dhe tani po kërkon një tjetër futbollist, Alexander Sorloth që luan te Trabzonspor në Turqi.

Komento: