
Bale vazhdon të jetë lojtar shumë i përfolur.
Gareth Bale ka folur për mënyrën se si e përjetoi tregun e transferimeve në ditët e fundit, ku emri i tij ishte ndër më të përfolurit.
Yllit uellsian i ishte bërë me dije se duhej të largohej që nga fundi i sezonit të kaluar, nga trajneri Zinedine Zidane.
Dikur lojtari më i shtrenjtë në botë, vendosi të qëndronte, duke refuzuar ofertat, e duke rrezikuar të qëndronte edhe në bankinë.
“Këta muaj në kanë qenë më të mirë, por nuk mund të them se janë muajt më të vështirë”, ka deklaruar Bale.
“Mbaj mend që një vit, me Harry Redknapp, nuk luaja. Nuk ka qenë e lehtë, por më ka ndodhur edhe më parë dhe unë dija si t’i trajtoja këto momente”.
“Unë nuk dëgjoj ose lexoj asgjë që është thënë. Shumica e njerëzve që nuk më njohin nuk e dinë mirë situatën”.