Ishte varrosur për së gjalli, shpëtohet mrekullisht foshnja

11:36 | 14 October 2019

Një foshnjë e gjinisë femërore, e cila besohet se ishte varrosur për së gjalli në rajonin verior indian të Uttar Pradesh-it, është gjetur dhe është shpëtuar nga një banor lokal.

Burri e kishte gjetur foshnjën të vendosur në një enë të bërë nga dheu, e cila ishte futur në një thellësi të vogël nën dhe. Ai e gjeti foshnjën kur shkoi për ta varrosur vajzën e tij, e cila kishte vdekur disa minuta pas lindjes.

Ky person e njoftoi menjëherë policinë dhe foshnja u dërgua në spitalin rajonal në Bareilly. Mjekët thonë se gjendja e saj është duke u përmirësuar.

Policia thotë se është duke i kërkuar prindërit e foshnjës së gjetur në enën e dheut dhe po mundohet të zbulojë se kush e ka varrosur atë për së gjalli.

“Përderisa njerëzit po e hapnin varrin për një foshnje të vdekur, në thellësi prej 30 centimetrash, lopata hasi në një enë të bërë nga dheu, e cila u nxor. Brenda saj gjendej një foshnjë”, tha komandanti rajonal i policisë, Abhinandan Singh.

Raporti gjinor mes meshkujve dhe femrave në Indi është një ndër raportet më dallimin më të madh në botë. Vajzat dhe gratë shpesh diskriminohen në shoqërinë indiane, sepse vajzat llogariten si barrë financiare e familjes, sidomos në rajonet e varfra, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Komento: