Ishte vatër e infeksionit, lirohet nga karantina ky fshat i Kamenicës

21:59 | 02 Maj 2020

Është liruar nga karantina fshati Topanicë e Kamenicës, që ishte vatër e infeksionit me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, i cili i ka bërë thirrje banorëve që daljet t’i shfrytëzojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.

Postim i plotë i Kastratit:

Nga tash e tutje, Topanica lirohet nga karantina. Lus gjithsecilin prej jush që lëvizjen e lirë t’a shfrytëzoni vetëm për dalje të domosdoshme.

Ulja e intesitetit të të infektuarve është diçka pozitive dhe shpresojmë që trendi i uljes të rritet edhe më shumë ditëve në vijim.

Komento: