Ishte futbollist i njohur në Serie A, tani vuan nga uria në Argjentinë.
Në 20 prill 1986 një dygolësh historik i tij kundër Romës, kur luante për Lecce që kishte rënë nga kategoria, dënonte kryeqytetasit të braktisnin ëndërrën titull të fituar nga Juventus.
Sot Juan ‘Beto’ Barbas vuan urie në Argjentinë, pa punë prej dy muajsh për shkak të Covid-19: “I kaloj orët duke menduar, ndonjëherë më kap depresioni – ka deklaruar ai në një intervistë për Clarìn – Ndonjëherë pyes veten cfarë do ti them pronarit të apartamentit, si të shkoj në supermarket, cfarë do të ha në mbrëmje.
Shpesh e kaloj vetëm me një caj e ndonjë kifle në kripur”.
Përvec salentinëve (pesë sezone mes 1985 e 1990), Barbas ka qenë një flamur i Racing të Avellaneda në vitet ’70 e ’80. Në atdhe e kujtojnë mbi të gjitha se ka qenë mes protagonistëve të Selecciòn Under 20 kampion bote në 1979, përvec shok i Maradonës në kombëtaren e parë në Botërorin 1982.
Tani në moshën 60 vjecare, është koordinator i moshave të Almirante Broën (divizioni i tretë argjentinas), por për shkak të pandemisë është pa punë nga marsi: “Jetoj me atë që fitoj tek Almirante e kam nevojë për një rrogë për tu ushqyer.
Ka shumë persona që po përjetojnë momente më të këqija, e di, por ky është realiteti im. Shumë besojnë se vura pasuri, por paratë e dikurshme nuk janë ato të tanishme.
Më mjaftuan për të jetuar mirë e për të blerë një shtëpi të bukur, ku jetojnë ish-gruaja e vajza ime. Kështu, tani kam nevojë të punoj për të paguar qeranë e për tu ushqyer”.