Ishte zhdukur kohë me parë, FSK e gjen sot pa shenja jete

16:04 | 04 November 2019

Një person i zhdukur kohë me parë është gjendur pa shenja jete sot.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit kanë gjetur sot rreth orës 10:50 një person pa shenja jete në Begaj të Komunës së Vushtrrisë.

Musli Krasniqi ishte zhdukur kohë më parë.

“Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj “- thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë për procedura të mëtejshme.

Komento: