Ishte ‘zhdukur’ që një vit, më në fund shfaqet në publik gruaja e Kim Jong-un

11:17 | 17 Shkurt 2021

Gruaja e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur për herë të parë në publik pas një viti.

Ri Sol-ju ishte bashkë me burrin e saj të martën në një koncert që shënonte festën e ditëlindjes së babait të ndjerë të Kim dhe ish-udhëheqësit të këtij vendi, Kim Jong-il.

Sol-ju shpesh e ka shoqëruar Kim në ngjarje të mëdha në të kaluarën, por nuk ishte parë që nga janari i vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

Mungesa e saj ngjalli spekulime mbi shëndetin e saj ose një shtatzëni të mundshme.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut ka thënë se Ri i ka shmangur shfaqjet në publik për shkak të shqetësimeve nga COVID-19, shkruan BBC.

Komento: