ISIS nuk ndalet, kërcënon këto dy qytete të mëdha

22:57 | 22 May 2019

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump kanë paralajmëruar se të ashtuquajturit Shteti Isamik po i vjen fundi, terroristë të kësaj organizate vijojnë të kërcënojnë me sulme të reja në qytetet më të rëndësishme të botës.

ISIS ka shpërndarë së fundmi tre posterë që nxisin akte terroriste në Londër dhe në Neë York. Njëri prej posterëve përshkruan një bombardues që qëndron përballë Big Ben-it në flakë dhe nën të ka edhe një paralajmërim: Sulmet në Londër vijnë së shpejti.

Posteri tjetër tregon një terrorist të maskuar, i cili mban në dorë një thikë mbi qytetin e Neë Yorkut, ndërsa u bën thirrje ekstremistëve që të bëhen bashkë: “Vetëm terrori mund t’i luftojë ata”.

Grupet e lidhura me ISIS kanë lëshuar më herët posterë propagandues që përkrahin sulmet terroriste që ndodhën në Sri Lanka në të dielën e Pashkëve. Imazhet treguan tetë sulmuesit mbi Donald Trump, Papa Françesku dhe Budën në zjarr. ISIS mori përgjegjësinë për Sri Lankën ku mbetën të pajetë 250 vetë në kisha e hotele.

Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të madhe këtyre kërcënimeve, duke thënë se vijnë edhe si kundërpërgjigje e ISIS ndaj deklaratave triumfuese të presidentit Trump./GazetaDita

Komento: