Islami: Drecun me shpifjet ndaj AKI-së dhe SHISH, ka qëllim ta humbë besimin e tyre tek perendimorët

14:08 | 24 October 2024
islami:-drecun-me-shpifjet-ndaj-aki-se-dhe-shish,-ka-qellim-ta-humbe-besimin-e-tyre-tek-perendimoret

Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami,  përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të fundit të analistit serb, Milovan Drecun, i cili sipas Islamit po bën shpifje në drejtim të AKI dhe SHISH, me qëllim që të ia humbë këtyre dy agjencive besimin tek perëndimorët.

Postimi i Islamit:
Me shkas,

Milovan Drecun i cili njihet si gazetar, gjatë luftës në Kosovë ka edhe përgjegjësi edhe për vrasjen e vëllëzreve Mazreku, e që vërtet ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it, qenka mësyrë t’i sulmojë me shpifje shërbimet e inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe të Shqipërisë (SHISH). Ku tjetër përveç se në Tanjug.
Qëllimi i tij është tua humbë besimin AKI dhe SHISH te partnerët perëndimorë! Por kjo nuk do të ketë sukses, siç nuk ka pasur sukses kur gjatë viteve 1998 dhe 1999 përpiqej t’i quante terroriste edhe UÇK-në, edhe NATO-n.

Komento: