Islami: Në Kosovë ekziston një numër enorm i armëve në duartë e qytetarëve

21:49 | 25 Maj 2024
islami:-ne-kosove-ekziston-nje-numer-enorm-i-armeve-ne-duarte-e-qytetareve


Avni Islami, njohës i sigurisë thotë se rritja e numrit të vrasjeve, plagosjeve duhet të na brengos si shoqëri e të jetë alarm për institucionet.

“Rritja e numrit të vrasjeve e plagosjeve është një sinjal jo i mirë se shoqëria po kalon në një fazë ku njerëzit përmes armëve po përpiqen që t’i zgjidhin problemet e veta, kjo duhet të na brengos si shoqëri e në veçanti institucionet që do duhej të jenë një alarm se në Kosovë ekziston një numër enorm i armëve tek njerëzit e papërgjegjshëm”, theksoi Islami.

Për njohësin e sigurisë, institucionet qeveritare do duhej përveç masave sensibilzuese, të merrnin edhe masa më represive për armët.

“Përveç masave sensibilizuese që duhet të bëhet përmes organizatave jo-qeveritare, institucionet do duhej që me masa më represive të veprojnë duke i identifikuar e konfiskuar të gjithë ata që mbajnë armë pa leje e sidomos armë të gjata e luftarake që përdorën vetëm në luftë. Ky mund të jetë një element për ta zvogëluar numrin e plagosjeve”, tha Islami në Front Online.

Komento: