Islanda mposhtë Shqipërinë

17:05 | 08 Qershor 2019

Islanda ka arritur që sot ta mposhtë Shqipërinë.

Shqipëria ka pësuar tjetër humbje në kualifikimet për Euro 2020, duke u mposhtur 1-0 në udhëtim te Islanda.

Edi Reja e ka nisur me humbje aventurën në stolin e Shqipërisë.

Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro2020, humbi 1-0 në udhëtim te Islanda.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të përmes golit të Johan Gudmndsson, që doli të jetë i vetmi në këtë takim.

Kështu, pas tri ndeshjeve në Grupin H të kualifikimeve për EURO 2020, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me një fitore dhe 2 humbje.

Komento: