Ismail Tasholli reagon ndaj ligjëratave të Gjykatës Speciale nëpër shkolla: Kosova po sulmohet nën brez

16:56 | 22 Janar 2026
ismail-tasholli-reagon-ndaj-ligjeratave-te-gjykates-speciale-neper-shkolla:-kosova-po-sulmohet-nen-brez

Në reagim ndaj ligjëratave që kanë nisur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) në shkollat e mesme në Kosovë, Ismail Tasholli themelues i platformës Liria ka Emër, ka ngritur shqetësime të forta duke i cilësuar këto veprime si përpjekje për deformim të historisë dhe instrumentalizim politik të drejtësisë.

Në një postim publik, Ismail Tasholli shkruan:

“Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nën brez. A guxoni k’shtu në vendet e ju’ja prej kah vini????”

Ai ironizon më tej pasojat e një qasjeje të tillë, duke paralajmëruar për rrezikun e normalizimit të narrativave që, sipas tij, e përmbysin të vërtetën historike:

“Tash ka mbetë veç edhe ni hap ‘logjik’, të vendoset fotografia e Millosheviçit nëpër shkolla ‘për edukim historik’ dhe të organizohet ni ekskursion për nxënës nëpër Serbi, ku ligjëratën për luftën ua mban Shesheli.”

Sipas Tashollit, problemi thelbësor qëndron te mënyra se si po prezantohet drejtësia dhe historia:

“Kur narrativat shtramohen deri n’këtë nivel, kufini i absurditetit zhduket.”
“Kështu doket ‘drejtësia’ kur shndërrohet në projekt politik. Kur historia rishkruhet ‘me ftesa zyrtare’ dhe PowerPoint.”

Në fund, ai thekson se përgjigjja nuk do të mungojë dhe se do të vijë nga vetë qytetarët:

“Kismet ni përgjigje ua jep qytetaria me 17 Shkurt.”

Platforma Liria ka Emër ka për mision mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke kundërshtuar çdo përpjekje që, sipas saj, e shndërron drejtësinë në projekt politik dhe e rishkruan historinë e Kosovës.

Komento: