Ismaili: Hashim Thaçi mbetet simbol i luftës, sakrificës dhe shtetndërtimit

10:45 | 21 Maj 2026
ismaili:-hashim-thaci-mbetet-simbol-i-luftes,-sakrifices-dhe-shtetndertimit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mentor Ismaili ka thënë se brezat e ardhshëm të Donikës dhe Fatosit do ta njohin, mësojnë dhe do ta respektojnë dhe duan historinë e lavdishme të Hashim Thaçit, Ismail Qemalit dhe Skënderbeut.

Përmes një psotimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ismaili ka shkruar se Hashim Thaçi mbetet simbol i luftës, sakrificës dhe shtetndërtimit, njësoj si Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Postimi i tij i plotë:

“Emrat që do të jetojnë ndër shekuj”

Brezat e ardhshëm të Donikës dhe Fatosit do ta njohin, mësojnë dhe do ta respektojnë dhe duan historinë e lavdishme të Hashim Thaçit, Ismail Qemalit dhe Skënderbeut.

Duhet ta kuptoni se në kujtesën kombëtare shqiptare, Hashim Thaçi mbetet simbol i luftës, sakrificës dhe shtetndërtimit, njësoj si Skënderbeu dhe Ismail Qemali në epokat vendimtare të kombit shqiptar.

Nipërit dhe mbesat tuaja të brezave që vijnë do të mësojnë për përpjekjen drejt lirisë, për sakrificën dhe për rrugën e pavarësisë. Kjo trashëgimi do të kujtohet përherë, ndërsa shumë emra të tjerë do të treten me kohën, pa lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve.

Komento: