Ismaili: Jam i bindur që PDK do të marr numër rekord të votave në zgjedhjet nacionale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ismaili: Jam i bindur që PDK do të marr numër rekord të votave në zgjedhjet nacionale

00:01 | 29 Shtator 2022

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nacionale, PDK do të shënojë numër rekord të votave.

“Jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet nacionale, do ta kalojë numrin rekord të votave të veta”, deklaroi Ismaili në T7.

“Sondazhet janë tu tregu që ti ke mundësi për një rritje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Nënkryetari i PDK-së tha se muajve të ardhshëm do të ketë angazhim, derisa shtoi se kjo është “befasia më e këndshme por edhe përgatitja për me marrë besimin më të madh të qytetarëve që kemi marrë ndonjëherë”.

Komento: