Uran Ismaili thotë se Kosova e ka mbështetjen e SHBA-së për taksën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka folur rreth taksës prej 100 përqind ndaj produkteve serbe.
I ftuar në emisionin Debat Plus Ismaili ka thënë se kryetari i partisë e ka thënë njëherë qëndrimin e tij për taksën dhe PDK-ja vendos një zëri.
“Veseli e propozuar edhe masën e reciprocitetit masë për të cilën kemi pas mbështetje edhe nga SHBA që i bën dëm Serbisë edhe më shumë. PDK-ja flet një zëri”, ka thënë Ismaili.
Ndër tjera, Ismaili i cili njëherësh është edhe ministër i shëndetësisë në largim ka thënë se ne e kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për taksën.
“Taksa ka qenë një vendim politikë mirëpo në anën tjerë ka bërë edhe një pikë të veçantë për marrdhëniet që i kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa marr parasysh çka na thotë tjerët në rrugë na kur e kemi përfunduar një punë atëherë e kemi përfunduar”, ka thënë Ismaili.