Ismaili largohet përfundimisht nga politika

13:46 | 09 October 2019

Fisnik Ismaili, nuk do të jetë pjesë e politikës kosovare.

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, përfundimisht është larguar nga skena politike.

Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate edhe zyrtarisht është larguar nga politika.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vet Ismaili.

“U kry ajo punë unë nuk merrem ma me politikë”, ka thënë Ismaili.

I pyetur se a ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit, Ismaili ka thënë se nuk është interesuar që të di se sa vota i ka marrë.

“Jo me sa e di unë jo dhe nuk kam këqyr e as nuk jam interesuar”, ka thënë Ismaili.

Komento: