Ismaili “thumbon” Isa Mustafën, ia përmend tenderët e djemve të tij

22:09 | 23 Gusht 2019

Uran Ismaili, i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafës për komentet e tij të fundit për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ismaili ka thënë për Periskopin se qytetarët presin një luftë të vërtetë kundër korrupsionit.

E sipas tij, kjo nuk mund të bëhet prej dikujt që djemëve të tij u jep tenderë dhe që ende ka në parti zyrtarë të lartë me aktakuza për korrupsion.

“Qytetarët presin një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Kjo nuk mund të bëhet prej dikujt që djemëve të tij u jep tenderë dhe që ende ka në parti zyrtarë të lartë me aktakuza për korrupsion. Ndryshe nga LDK që ka mbetur në kaluarën dhe nuk ndryshon, PDK i pranon gabimet dhe Kadri Veseli ka guximin të ndryshojë. Vetëm Kadri Veseli dhe PDK muna ta luftojnë korrupsionin në Kosovë.” ka thënë ministri Ismaili.

Kreu i LDK-ës, Isa Mustafa ka bërë prapë komente në lidhje me zotimet e PDK-së për luftimin e korrupsionit.

Mustafa tha se “Partia Demokratike e Kosovës e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e ka të vështirë që tani ta zhdukë atë”.

Komento: