Ismaili viziton Kolovicën dhe Vreshtën, premton zgjidhjen e problemeve

17:42 | 10 Tetor 2021

Fushata elektorale po vazhdon edhe më tutje.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili të dielën vizitoi lagjen Kolovica dhe Vreshta të Prishtinës.

Para banorëve të kësaj lagjeje Ismaili u zotua se problemet me të cilat janë ballafaquar këta qytetarë do të rregullohen deri në 2024-tën. Banorët aty i kanë dhënë mbështetje Ismailit, duke thënë se deri më sot ata kanë qenë të neglizhuar dhe se me problemet e tyre nuk u mor askush.

Ismaili theksoi se është e papranueshme që në vitin 2021 banorët e këtyre lagjeve të Prishtinës të kenë probleme elementare.

“Është e papranueshme që lagjet tuaja të kenë edhe sot në vitin 2021 probleme elementare për jetë normale, sikurse trajtimi i ujërave të zeza, mungesë të çerdheve e ambulantes, mungesë të rrugëve e trotuareve, mungesë të rrugëve e trotuareve, mungesë të shportave për hedhjen e mbeturinave, e mungesë n e fushave sportive, ambienteve rekreative. Pra, nuk po flasim për gjera komplekse, përkundrazi këto janë shërbime bazike që secila l secila lagje e Prishtinës duhet t’i ketë.

Por ja që edhe lagjet si Kolovicë e Vreshtë kanë mbetur pa këto shërbime”, tha Ismaili.

Në konferencën për medie para banorëve të dy këtyre lagjeve, Ismaili renditi problemet të cilat do t’i rregullojnë deri në 2024-tën. Ai theksoi se tashmë ka një plan dhe e di se çka do të bëjë.

“Zotohem se për Vreshtë dhe Kolovicë deri në vitin 2024 do t’i ndreqëm këto probleme. Formalizmi i ndërtimeve ilegale, procesin e legalizimit, trajtimi i ujërave të zeza, ndërtim i çerdhes në afërsi të ambulantes, shfrytëzimi i pronës komunale për fushë të sportit, rregulli i rrugëve dhe shtimi i trotuarev, ndërtimi i shtërgjeve për çiklistët në rrugët kryesore, brezi i gjelbër në rrugët kryesore, ndriçim dhe shenjëzim të rrugëve në nevojë, vendosja dhe shenjëzimi i stacioneve të autobusëve, vazhdimi i linjës së autobusit 7A te Rruga e Bledit, ndërtimi i një stacioni policor, infrastruktura teknike duhet të rregullohet, menmaxhi9mi i mbeturinave dhe shtimi i shportave dhe pikave të grumbullimit, adresimi i qenve endacakë, qendër komunitare si dhe realizimi i parkut të madh te bunari i Hajratit afër banesave të banimit social”, premtoi Ismaili.

Banorja e kësaj lagjeje, Vjollca Haliti para medieve tha se kjo pjesë e kryeqytetit ka probleme të shumta, e për çka do ta mbështesin Isamilin për kryetar që më pas ai të zgjedh gjitha telashet me të cilat po ballafaqohen.

“Kjo lagje ka pas çdoherë probleme të shumta, këto probleme qenkan bërë zotim i zgjidhjeve tyre nga kryetari i ardhshëm Uran Ismaili. Kjo lagje që lidhet me Vreshtat çdo herë ka pas probleme të shumta, gjë që kanë qenë të neglizhuar, dhe nuk kanë mujtë me u quajt si banorë të Prishtinës. Ne të mbështesim ty si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, në mënyrë që ti të na mbështetës neve për zgjidhjen e këtyre problemeve”, tha ajo.

Komento: