Ismajl Kurteshi: Unë nuk jam përzier në asnjë punësim

21:03 | 28 Mars 2024
ismajl-kurteshi:-une-nuk-jam-perzier-ne-asnje-punesim

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të tij, Gazmire Hoda Kurteshi.

Ai i tha Kiks Kosovës se asnjëherë nuk ka pasur gisht në punësimin e familjarëve të tij.

Për Sami dhe Ismajl Kurteshin, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë hedhur akuzua për ndërhyrje në konkursin për mësimdhës të TIK-ut, në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Komento: