Ismajli: 2019 është viti i Fondit për Sigurimet Shëndetësore – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ismajli: 2019 është viti i Fondit për Sigurimet Shëndetësore

17:02 | 23 Janar 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë një takimi me drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin ka folur për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe është shprehur pozitiv për funksionalizimin e tij.
Pas këtij takimi, Ismaili ka thënë se fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me funksionalizimin e plotë të Fondit.

“Vitin e kaluar kam thënë se 2019-ta do të jetë viti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në vizitën që pata sot në këtë institucion, unë i sigurova edhe një herë për mbështetjen time të plotë në punën e tyre. Së bashku me drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin, këtë vit do të orientojmë të gjitha kapacitetet tona që fundi i vitit të na gjejë me funksionalizimin e plotë të Fondit”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ai ka dhënë edhe një lajm të mirë, duke treguar se nga gjysma e këtij viti, do të nis edhe kompensimi i Barnave Jashtëspitalore.
“ Nga gjysma e dytë e këtij viti, për herë të parë në Kosovë, do të fillojmë edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore, si hapin e parë konkret drejt qëllimit final: sigurimet shëndetësore”, ka shkruar ministri Ismaili.

Komento: