Ideja për korrigjimin e kufijve është lojë e rrezikshme.
Kështu ka thënë sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Ismet Beqiri, duke thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është lojë e rrezikshme dhe për LDK-në është e papranueshme.
“Ne jemi për dialog, por për t’i biseduar gjerat shtruar dhe jo për të dhënë territor duke ia bërë qejfin Vuçiqit”, ka thënë Beqiri në radio Urban FM.
Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës duke e quajtur atë të brishtë e që po mbahet në këmbë të qelqta.
“Po mbijetojnë sot për nesër. Ne kërkojmë të shkohet në zgjedhje dhe qytetarët vendosin se kush do të qeverisë. Qeveria aktuale e ka një legjitimimet të lodhtë por nuk ka kredibilitet”, ka thënë ndër të tjera ai.
Ndërsa, duke folur për ekipin negociator, Beqiri ka thënë se LDK nuk do ta përkrah atë pasi ai ekip nuk e përfaqëson askënd.