Ismet Beqiri e merr edhe zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit

17:19 | 22 Shkurt 2020

Ismet Beqiri e merr edhe zyrtarisht detyrën.

Ismet Beqiri e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Kulturës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në komunikatë.

Beqiri në të kaluarën, sa LDK ishte në pushtet kishte qenë në këtë sektor, mirëpo në cilësinë e ministrit.

Komento: