LDKdhe VV ende nuk kanë vendosur nëse do të garojnë se bashku në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Ismet Beqiri i LDK’së i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes ku ky i fundit tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e kryetares së Kuvendit. Beqiri ka thënë se ky propozim është jo serioz dhe kjo nuk është fryma e bashkëpunimit.
“Kandidimi i Vjosa Osmanit për postin e kryeministrit është një e drejtë eskluzive e LDK’së e Këshillit të Përgjithshëm që të përcaktojmë për atë se me kë do t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Beqiri.
Ai ka folur edhe për deklaratat e nënkryetarit të VV’së, Glauk Konjufca i cili gjatë ditës së djeshme tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e krye-parlamentarit.
“Mendoj që është jo serioze t’i thuhet se “LDK’së bie mirë sepse e kryen mirë punën e kryetarit të Kuvendit X personi edhe të president dhe ne (VV) po e marrim kryeministrin”. Nuk është kjo fryma e bashkëpunimit”, tha ndër të tjera Beqiri.
E ish- deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci tha se është mirë që të marrin një përgjigje para datës 30 në mënyrë që të dihet se kush me kë do t’i hyjë fushatës zgjedhore.
“Besojmë që deri para datës 30 të qartësohet se si do të marrin pjesë subjektet në garë. Ka diskutim me LDK-në por akoma nuk ka diçka përfundimtare në këtë drejtim”, tha ndër të tjera ajo.