Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherësh deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri ka reaguar ashper pas presidenti, Hashim Thaçi, largoi logon e ‘Dardanisë’ nga Presidenca.
Ai ka thënë se kjo logo është historika e Republikës së Kosovës.
Beqiri në një postim në Facebook, ka shkruar se largimi i Llogos me Flamurin Dardan nga Dekoratat, Mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Hashim Thaçi, përcjell ORAinfo.
“Largimi i Llogos me Flamurin Dardan nga Dekoratat, Mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Hashim Thaçi. Kot e ke, Presidenti Historik i Kosovës. Ibrahim Rugova dhe Flamuri Dardan janë vet Historia jonë”, ka shkruar ai në Facebook. /ORAinfo/